23:15 / E Diele, 17 Janar 2021 / Blerim

Fotografi dhe emra/ Dyshohet se ky është grupi i rrezikshëm i hajnave nga Peja

Njësiti i hetimeve te Stacionit policor-Pejë, pas një punë operativo-hetimore, lidhur me  disa raste vjedhjeje të vënda, qe kanë ndodhur në muajt tetor, nëntor dhe dhjetor te vitit 2020, kryesisht vepra të kryera në fshatrat: Vitomiricë,  Brestovik, Cigë dhe brenda në Pejë, ka identifikuar dhe arrestuar para dy ditësh, një grup prej 7  (shtatë) personash të dyshuar, të organizuar mirë që kanë kryer këto vjedhje në bashkëkryerje.

Të dyshuarit janë grup i organizuar dhe i udhëhequr nga dy persona, të cilët janë nga fshatrat e Komunës se  Pejës dhe asaj të Istogut.

IndeksOnline sjellë fotografitë dhe emrat e të katër prej këtyre të dyshuarve.

Binak Berisha – lindur më 1981

Nexhmedin Jahaj – lindur më 1992

Jeton Fazlija – lindur më 1994      

Luan Noshaj – lindur më 1993

Të njëjtit bashkë me 3 të tjerë, gjatë muajve,  tetor, nëntor dhe dhjetor 2020, ky grup i të dyshuarve ka pranuar se kishte kryer mbi 20 vjedhje të rënda, në fshatin Vitomiricë, Komuna Pejë, ku kryesisht janë thyer shtëpi të pabanuara, me pronarë që jetojnë jashtë Kosovës.

Të dyshuarit kanë pranuar shumicën  e veprave që i kishin kryer dhe ata, pas intervistimit me urdhër te Prokurorit të Shtetit  janë ndaluar për 48 orë fillimisht, e pastaj janë dërguar para gjyqtarit te procedurës paraprake në Gjykatën Themelore-Pejë. 

Gjykata  ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji, 6 prej tyre, ndërsa njërit prej tyre ia ka caktuar masën alternative që të mos e lëshojë vendin. Dy personat e tjerë të dyshuar që kanë blerë sendet e vjedhura, Prokurori i Shtetit i ka liruar në procedurë te rregullt.​ 

Njësiti i hetimeve i Stacionit policor-Pejë është duke mbledhur dhe grumbulluar dëshmi të tjera që ndërlidhen me vjedhjet e rënda që dyshohet se i kishte kryer ky grup i organizuar me qëllim të zbulimit të rrethanave të këtyre rasteve.

Këta të dyshuar  si grup i organizuar dhe i udhëhequr nga dy persona te njohur për policinë  kanë pranuar se kishin kryer vjedhje të rënda edhe në  disa fshatra te Komunës se Klinës dhe asaj të Istogut, gjatë vitin 2020, në data të ndryshme. Edhe në këto dy qytete kanë përdorur të njëjtat mënyra dhe vetura për kryerjen e vjedhjeve./IndeksOnline