75 Mall Live Search
08:41 / E Martë, 26 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Fotografi e rrallë nga Rugova e shkrepur 62 vite më parë

Rugovasit njihen për veshjen e tyre tradicionale që daton qindra vite më parë.

Në një fotografi të rrallë që daton nga 7 korriku i vitit 1956, shihet një bari me kullotën e deleve dhe një djalosh i vogël me veshje tradicionale.

Rugova është trevë malore në Veri-Perëndim të qytetit të Pejës, në Kosovë.

Është regjioni i tretë i Bjeshkëve të Nemuna, të njohura ndryshe si Alpet Shqiptare.

Në vitin 2013 u shpall Park Kombëtar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. /Indeksonline/