75 Mall Live Search
11:43 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Fotografi që kërkonte për çiftin që bën propozimin në një vend të veçantë, i gjen ata

Fotografi amerikane arriti të kapte një moment të këndshëm të një çifti mister.

Në momentin kur vajzës po i propozohej për martesë, fotografi arriti që të realizoi sigurisht fotografin më të bukur të tyre.

Matthew Dipple kishte ndaluar në një vend të Los Anxhelos përgjatë udhëtimit që po bënte, kur vuri re një propozim nga larg, transmeton Indeksonline.

Ai nuk kishte parë ndonjë fotograf të jetë pranë tyre, kështu që kishte vendosur t’i fotografonte dhe të dokumentonte momentin intim të tyre.

Ai nxitoi që t’i takonte ata, por ata ishin larguar. Më pas 24 vjeçari ndau imazhin në Twitter në një përpjekje për t’i gjetur ata duke shkruar “Nuk kam ide se kush janë këta dy, por shpresoj që t’i gjejë ata”.

Pasi cicërima në Twitter u rikthye për më shuam se 171 mijë herë, Dippel ka gjetur çiftin të cilët janë identifikuar si Charlie Bear dhe Melissa.

“Gjithkush të njohë tani Charlie dhe të fejuarën e tij Melissa, çifti i lumtur që ishte jashtë në pikën e propozimit të Taft Point. Unë jam i kënaqur që më në fund i kam gjetur dhe po ndajë me ju këtë moment kaq të mrekullueshëm. Ndoshta një ditë do të takohemi personalisht”, ka thënë ai.

Duke folur për CNN, Bear tha se Melissa kishte parë një fotografi në Instagram dhe kishte kontaktuar Dippel.

Fotograf i ri ishte fillimisht skeptik sepse ai kishte marrë tashmë mijëra mesazhe nga njerëz që pretendonin se ishin çifti në imazh: kështu që ai kërkoi prova./Indeksonline/