75 Mall Live Search
12:42 / E Mërkurë, 06 Mars 2019 / indeksADMonline

Fotografi të papublikuara më parë të familjes Jashari

Epopeja e UÇK-së këtë vit shënon 21 vjetorin e betejës së përgjakshme në Prekaz, ku u vranë 55 banorë të këtij fshati, 22 prej të cilëve ishin familjarë të ngushtë të komandantit legjendar, Adem Jashari.

Në këtë përvjetor, si zakonisht institucionet e Republikës së Kosovës kanë organizuar aktivitete të ndryshme për të shënuar Epopenë e UÇK-së, e cila njihet si njëra ndër festat më të mëdha në Kosovë, shkruan Indeksonline.

Si çdo vit, edhe kësaj radhe, janë publikuar për herë të parë, fotografi të familjes Jashari, të papara më herët.

Disa të tilla ka dërguar në redaksinë e Indeksonline, Kujtim Jashari, djali i ish-komandantit Sahit Jashari, ku shihet komandanti legjendar, Adem Jashari, me familjarë dhe shoqëri në momente të ndryshme.

Kujtimi është nipi i Sala dhe Hamit Jasharit, të afërm të komandantit Adem Jashari. Nga kjo familje, gjatë luftës u vranë 16 anëtarë në lagjen Jashari.


Rexhep Selimi, Sahit Jashari, Hamzë Jashari, Mujë Krasniqi (1996-1997)


Hamzë Jashari, Sahit Jashari dhe Musë Jashari (1996-1997)
Gjatë stërvitjeve në Shqipëri, Adem Jashari, Sahit Jashari, Sami Lushtaku, Ilaz Kodra (vitet e 90-ta)

Sahit Jashari me Ilaz Kodrën
Rexhep Selimi me Sahit Jasharin
Sahit Jashari me fëmijë gjatë luftës