Fotografi të shumta të qytetarëve që po presin për të rezervuar bileta për ndeshjen Kosovë-Angli!
Në ora 16:00 parashihej që të hapej faqja tiks.app ku edhe bëhet rezervimi i biletave për ndeshjen Kosovë-Angli, e cila do të zhvillohet me datën 17 nëntor.
Por pavarësisht se parashihej të hapej në këtë orë sistemi pati rënie , duke shkaktuar telashe në hyrje.
Përpos kësaj njerëz të shumtë kanë mbetur duke pritur, por siç duket shumica prej tyre do të mbesin pa bileta.
Shpesh herë haptazi është bërë e ditur për pakënaqësinë e funksionimit të këtij sistem, por këtë herë shihet qartë se ky sistem nuk është rregulluar siç duhet dhe se është shumë i vogël numri i biletave të cilat arrihen të rezervohen.
Indeksonline iu sjell disa fotografi të rastësishme që janë bërë sot nga njerëz të shumtë në pritje për t’u futur në këtë ueb-faqe për të rezervuar bileta, e që janë ndarë tejet të dëshpëruar./Indeksonline/







