Fotografia e bukuroshes kosovare, keqpërdoret në një emision shqiptar
Në një histori të publikuar në media, është shfaqur fotografia e Erza Jusaj, Miss Peja 2017, vajza e biznesmenit të suksesshëm, pronarit të “Petrol Companys”, Shkëlzen Jusaj.
Reagimi i saj ishte i menjëhershëm, duke bërë apel që fotografia të largohet pasi që nuk ishte ajo vajza për të cilën bëhet fjalë, shkruan Indeksonline.
Në tekst flitet për shkëmbimin e telefonatës së parë midis nënës dhe së bijës, gjatë emisionit “Pa gjurmë”.
Vajza që bëhej fjalë ishte Zogë Myrtaj dhe jeton në Tel- Aviv (Izrael) ku edhe është martuar dhe ka krijuar familjen e saj pranon se xhaxhai i saj ka tentuar ta trafikonte dhe nuk ia falë familjes që vazhdon të mbajë kontakte me të. Pra, nuk kishte të bëjë fare me Erzën.
Erza tha që fotografia të largohet, madje edhe komplet portali, sepse ia kishin keqpërdoruar fotografitë e saj.
“PORTAL KOTI…Kërkoj që kjo fotografi të largohet menjëherë nga artikulli dhe komplet portali MENJËHERË, përndryshe do të merren organet kompetente me këtë keqpërdorim të fotove dhe infove. TUUURP!!!”, ishte postimi i plotë i Erzës.
Pas reagimit të saj, portali e ka larguar foton e Erzës, ndersa në YouTube video-ja vazhdon ende./Indeksonline/


