Fotografia e ditës, udhëheqësit e Ballkanit pozojnë së bashku!
Ka përfunduar takimi i liderëve të Ballkanit në Berlin, i cili u mbajt nën organizimin e kancelares Angela Merkel dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron.
Ndërkohë që liderët e vendit kanë shpërndarë një foto të përbashkët.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se familja evropiane është familja jonë.
“Kësaj fotografie të përbashkët duhet t’i japim përmbajtje dhe dinamikë, për të përshpejtuar rrugëtimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Familja evropiane është familja jonë!”, ka shkruar presidenti Thaçi krahas kësaj fotografie.

Nga ana tjetër, kryeministri Ramush Haradinaj këtë fotografi thjesht e ka cilësuar si fotografinë e ditës.
“Fotografia e ditës”, ka shkruar ai.
Vlen të përmendim faktin se Merkel, për udhëheqësit e Ballkanit Përendimor ka organizuar tashmë edhe një darkë. /Indeksonline/