Fotografia e Kim Kardashianit me Northin shkakton reagime
Ylli televiziv Kim Kardashian ka marrë reagime të shumta për imazhin e fundit që ka hedhur në Instagram ku shihet së bashku me të bijën.
E fiksuar pas veshjeve dhe imazheve, Kim ka sjell një të tillë teksa shihet në dhomën e saj, duke u bërë gati, por ajo që ra në sy ishte vajza e saj North që shihet duke u fshehur në dollap.

Kim u kritikua për kujdesin e saj si nënë, duke u fokusuar më shumë te vetja sesa te fëmijët e saj.
Një kritikë tjetër që Kimi mori ishte edhe për lejimin e Northit që t’i përdorte vathët e saj të mëdhenj.

Një nga komentuesit u shkruan: “Vathët shumë të mëdhenj për një fëmijë kaq të vogël po ‘tund’ kokën time”, një tjetër tha: “Nënë mbaje vajzën tënde modeste”.
Kujtojmë se Kim dhe Kanye janë prindër të katër fëmijëve./Indeksonline/