75 Mall Live Search
16:23 / E Premte, 28 Maj 2021 / OSH

Fotografia e martesës së Ariana Grandes dhe Dalton Gomezit, më e pëlqyera e njerëzve në histori të Instagramit

Çifti i ri në botën e shou bizit, Ariana Grande dhe Dalton Gomez po priten shumë mirë nga publiku.

Dyshja që u martua në këtë muaj, ndau fotografitë e dasmës së tyre në Instagram në fillim të javës – dhe ata tashmë janë duke thyer disa rekorde të mëdha, transmeton Indeksonline.

Fotografitë e Arianas dhe Dalton janë më të pëlqyera të njerëzve në Instagram. Ata kanë arritur shifrën prej 25 milionë pëlqimeve, duke kaluar fotografinë e XXXTentacion para se të vdiste dhe atë të Billie Ellish.

Fotoja më e pëlqyer në Instagram në përgjithëseështë ajo e vezës që ka mbi 55 milionë pëlqime./Indeksonline/