14:01 / E Premte, 16 Tetor 2020 / indeksADMonline

Fotografia e Muriqit me një vajzë në hotel, bën jehonë edhe në mediat e Zvicrës

Javën e kaluar, Indeksonline arriti ta siguronte një fotografi të portierit i Kosovës, Arijanet Muriq, me një vajzë në hotelin ku po qëndronte ekipi kombëtar.

Ky lajm bëri jehonë në Kosovë, ku u kritikua shumë portieri kosovar për sjelljen e papërgjegjshme, transmeton Indeksonline.

Por, këto fotografi kanë bërë jehonë edhe në mediat e Zvicrës. Mediumi “Blick.ch“, me fotografi të Indeksonlinet, ka bërë një artikull për portierin kosovar.

Në artikullin e mediumit zviceran shkruhet se ky lajm nuk pati efekt negativ te Kombëtarja e Kosovës pasi arriti të siguronte një barazim me Greqinë./Indeksonline/