17:19 / E Martë, 26 Mars 2019 / indeksADMonline

Fotografia e parë e Labit me bashkëshorten dhe vajzën

S’ka shumë ditë që kur prezantuesi kosovar, Labinot Gashi i njohur si Labi u bë prind për herë të parë.

Bashkëshortja e tij, Qëndresa solli në jetë një vajzë të cilën çifti e pagëzoi me emrin Rroa.

Dyshja për herë të parë sot kanë ndarë një fotografi ku shfaqen tashmë si familje.

Qëndresa ka postuar një fotografi të ëmbël me Labin dhe Rroan e vogël, e cila duket se i ka dhënë edhe më shumë lumturi dhe dashuri atyre./Indeksonline/