Fotografia e rrallë e Musk dhe Bezos 17 vjet më parë, çfarë fshihet pas takimit të dy njerëzve më të pasur në botë

Një fotografi e rrallë e Elon Muskut dhe Jeff Bezosit, e bërë plot 17 vjet më parë, është bërë virale në rrjete sociale.
Fotoja e dy njerëzve më të pasur në botë u shpërnda nga një gazetar i “The Hustle”-t me emrin Trung Phan dhe tregon Muskun dhe Bezosin të buzëqeshur dhe të ulur në një restorant.
Sipas tij, shkrepja është bërë në vitin 2004, kur Musku dhe Bezosi flisnin me pasion për hapësirën dhe planet e tyre sapo kishin nisur të merrnin jetë.
“Elon Musku dhe Jeff Bezosi u takuan për të ngrënë një drekë dhe për të diskutuar për hapësirën. Ishte një nga ndërveprimet e tyre të pakta fizikisht. Biseda që patën tregon në mënyrë të përsosur qasjen e ndryshme që kanë ndërmarrë për eksplorimin e hapësirës”, shkroi Phani.
Elon Musku pranoi vërtetësinë e fotografinë dhe u përgjigj duke thënë, “Wow, vështirë të besohet se kjo ka ndodhur 17 vjet më parë”, ndërsa Bezosi nuk ka reaguar ende.
Takimi i vitit 2004 besohet gjerësisht se është fillimi i një rivaliteti të gjatë midis magnatëve dhe kompanive të tyre hapësinore, “SpaceX” dhe “Blue Origin”.
“Unë në fakt bëra më të mirën time për të dhënë këshilla të mira, të cilat ai i injoroi kryesisht”, tha Musku.
Bezosi ka bërë vazhdimisht kritika lidhur me qëllimet e Muskut për të dërguar njerëz në Mars, ndërsa Musku e ka quajtur Bezosin disa herë kopjac.