75 Mall Live Search
18:40 / E Mërkurë, 26 Nëntor 2025 / AR

Fotografia “e shëmtuar” e Rihannës po qarkullon në internet, reagon artistja

Edhe pse jemi mësuar që Rihanna të duket gjithmonë perfekte, një foto e saj që është bërë sërish virale këto ditë e tregon atë në një version paksa më ndryshe.

Këngëtarja dhe sipërmarrësja e famshme nuk mungoi të komentonte në postimin që ka përmbytur rrjetet sociale, transmeton Indeksonline.

Llogaria e njohur e Instagram-it, Fembase, e mbushur me meme, e cila ka mbi gjysmë milioni ndjekës, postoi një foto të Rihannës të bërë në vitin 2011 në Festivalin V. Në foto, Rihanna kishte flokë të kuq. Fotografia u bë gjithashtu virale atëherë sepse zbulonte një shenjë në mjekër që shumë nuk e kishin vënë re kurrë më parë.

Këtë herë Fembase e përdori atë për një postim me titull: “Gratë nuk e kuptojnë se sa shumë i duan të dashurit e tyre fotot ‘e këqija’ të tyre”.

Me sa duket, Rihanna nuk e pranoi shumë mirë faktin që përfundoi si shembull i kësaj teorie. Tre ditë pas njoftimit, ajo shkroi shkurtimisht në Twitter nga profili i saj @badgalriri: “Si përfundova unë në këtë histori?”/Indeksonline/