75 Mall Live Search
09:59 / E Enjte, 07 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Fotografia Pacolli-Pompeo bën xhiron e botës

Koalicioni global kundër terrorizmit ka mbledhur në Washington ministrat e jashtëm të më shumë se 70 vendeve të botës. Gjatë këtij takimi, pjesëmarrësve nga e gjithë bota u është drejtuar sekretari i shtetit Mike Pompeo dhe presidenti i SHBA-së Donald Trump.

Ndërkaq një shtrëngim duarsh ndërmjet sekretarit Pompeo dhe ministrit të jashtëm të Kosovës Behgjet Pacolli ka bërë xhiron në mediat më të rëndësishme të botës. Në përshkrimin e fotografisë thuhet se SHBA vlerëson angazhimin e madh të Kosovës në luftën kundër ISIS ndërsa theksohet edhe fakto që vendi ynë ka pasur numër të madh të luftëtarëve në këtë organizatë terroriste.

Në fjalën e tin para të pranishmëve, Pacolli ka treguar hapat konkret që shteti i Kosovës bashkë me SHBA-në ka ndërmarrë në vazhdimësi në ketë drejtim. Pacolli ka thënë gjithashtu se krijimi i ushtrisë së Kosovës në koordinim të plotë me SHBA ngrit ndjeshëm kapacitetet e Kosovës në ndërtimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt./Indeksonline/