20:46 / E Premte, 12 Prill 2019 / indeksADMonline

Fotografia që dëshmon rrezikun e madh me të cilin përballen punëtorët e ndërtimtarisë në Kosovë

Dhjetëra punëtorë fizikë kanë humbur jetën në vendin e punës në vendin tonë viteve të fundit. Për më keq, familjet e tyre nuk kanë përfituar asgjë ngase mungon sigurimë shëndetësorë.

Por, pavarësisht shifrave të mëdha të vdekjeve e lëndimeve në vend të punës, punëtorët në Kosovë vazhdojnë të përballen çdo ditë me rrezikun e ngjashëm.

Kjo fotografi e siguruar sot nga Indeksonline tregon më së miri rrezikshmërinë e punëtorëve në vendpunishte.

Shumë kate lartë dhe pa asnjë masë mbrojtëse një punëtor sot po “luante” me jetën e tij për të siguruar një pagë me siguri tallëse.

Fotografia është bërë në lagjen Arbëria në Prishtinë./Indeksonline/