Fotografitë e Kurtit te prodhuesi i dronëve, Haradinaj: Etja për showbiz është mania e këtij pushteti
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se “skandali me foto e video të Kurtit me dronin imagjinar është veç njëri prej qindra rasteve të shpërfaqjes së fytyrës së vërtetë të këtij pushteti”.
Haradinaj vlerëson se “etja për foto dhe showbiz është mania e këtij pushteti”.
Postimi i plotë:
Etja për foto dhe showbiz është mania e këtij pushteti.
Skandali me foto e video të Kurtit me dronin imagjinar është veç njëri prej qindra rasteve të shpërfaqjes së fytyrës së vërtetë të këtij pushteti.
Kur do të ndaleni një herë o të mjerë!./Indeksonline/

