14:46 / E Martë, 19 Janar 2021 / k.v

Fotografitë e liderëve të UÇK-së dhe PDK-së vendosen në selinë e kësaj partie në Prishtinë

Partia Demokratike e Kosovës ka zëvendësuar fotografitë e vendosura në muret e objektit të selisë qendrore të kësaj partie në qendër të Prishtinës.

Aty ku më parë ishin të vendosura billbordet nga fushata e zgjedhjeve nacionale paraprake të vitit 2019, në mesin e të cilave ishte edhe fotografia e kryetarit Kadri Veseli me ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump, tani qëndrojnë fotografitë e liderëve të kësaj partie që ndodhen në Hagë.

Në anën e përparme të objektit, është vendosur fotografia e përbashkët e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Fotografitë e heronjve të luftës dhe të paqes, udhëheqësve të UÇK-së dhe liderëve të PDK-së janë vendosur edhe në anën e pasme të objektit të selisë qendrore të PDK-së.