Fotografitë, të Nasim Haradinajt e Hysni Gucatit vihen në qendër të Deçanit

Deçani ka aguar sot me dy fotografi të reja në qendër të saj. Fotografia e Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit kanë zënë venë në qytetin e bukur të Dukagjinit.

Bashkë me thënie kombëtare, Deçani u ka dhënë përkrahje dy ish-luftëtarëve të cilët javën e kaluar u arrestuan nga policia e Eulexit për t’u dërguar në Gjykatën Speciale në Hagë.
Fotografitë janë shpërndarë edhe nga deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj./Indeksonline/