10:53 / E Shtunë, 24 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Fotografitë që do t’i disponojnë secilin tifoz të Bayernit

Nga stërvitjet e Bayernit kanë dalur fotografi që japin shpresë për secilin tifoz të kësaj skuadre.

Manuel Neuer i ka vënë dorëzat në duar dhe kjo tregon se rikthimi i tij është shumë afër. Kapiteni pritet që javën e ardhshme të rikthehet në stërvitje pas pesë muajsh mungese.

Sipas mediave gjermane, rikthimi i Neuer në portë mund të ndodhë në mes të muajit mars.

E sigurtë është se Bayern do ta ketë Neuerin në raundin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve të cilin veç e ka siguruar./Indeksonline/