75 Mall Live Search
18:26 / E Diele, 28 Dhjetor 2025 / H F

Fotografohet vota në Suharekë, Policia nis hetimet për zbardhjen e rastit

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka konfirmuar rastin e fotografimit të votës në Komunën e Suharekës.

Bytyqi ka njoftuar se janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe vërtetësisë së rastit.

“Sot është raportuar se një person ka fotografuar votën dhe e ka publikuar atë në aplikacionin WhatsApp. Policia, në konsultim me prokurorin e shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe vërtetësisë së rastit”, thuhet në konfirmim.