75 Mall Live Search
16:25 / E Diele, 14 Shkurt 2021 / Blerim

Fotografoi fletën e votimit në Prizren, arrestohet votuesi

Një qytetar në Prizren u arrestua ditën e sotme, pasi u kap duke fotografuar fletët e zgjedhjeve gjatë momentit të votimit.

Lajmin e ka  konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili tha se ky është rast i shkeljes së fshehtësisë së votimit dhe ka ndodhur në një qendër votimi në Prizren.

“Në Prizren është hapur një rast, cenim i fshehtësisë së votimit. Ka vepruar policia së bashku me prokurorinë dhe në konsultim rasti është proceduar në formë të rregullt. Për rajonet e tjera informata të tilla janë hetuar”, tha Kelani.

Procesi i votimit ka nisur që prej orës 7 të mëngjesit dhe sipas raportimeve të fundit, kanë marrë pjesë deri në orën 13:00 19.8% e votuesve.