09:41 / E Hënë, 20 Qershor 2022 / B O

Fotoja e Di Marias që nxit dilemat se ka marrvëeshje me këtë skuadër

Angel di Maria duhet t’i japë një përgjigje Juventusit ditën e sotme, lidhur me ofertën e ardhur prej më shumë se një muaji tashmë.

Pasi ka mbyllur pushimet e tij verore, argjentinasi që duket më shumë i projektuar drejt Barcelonës sesa Juventusit, papritur ka postuar një foto bardhezi, përkrah Paredesit dhe Lo Selsos, e cila ka rindezur shpresat e tifozëve të “Zonjës së Vjetër”, por mbi të gjitha të atij Masimiliano Alegrit që e kishte projektuar formacionin e sezonit të ardhshëm me Di Marian në fazën ofensive.

Gjithsesi, diçka më shumë do të kuptohet ditën e sotme, kur skadon edhe ultimatumi i dytë që Juventusi i ka dhënë lojtarit, pas së cilit do të fokusohet tek objektivat e tjerë që ka përcaktuar.

Kujtojmë që oferta e Juventusit përfshin një vit kontratë prej 7 milionë eurosh neto në sezon, me opsion për një tjetër sezon, në varësi të një numri të caktuar prezencash nga ana e argjentinasit 34-vjeçar.