75 Mall Live Search
12:28 / E Premte, 29 Mars 2024 / A. M.

“Fotoja e fundit e kryesisë”, “Ecëm…”, me disponim nis mbledhja e kryesisë

Në disponim janë parë deputetët e Kuvendit të Kosovës, para mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Shefja e Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila në shaka iu drejtua gazetarit të Indeksonline (Alban Muhaxherit) se kjo është mbledhja e fundit e Kryesisë.

“Tu i marrë Albani fotot e fundit të përbërjes së Kryesisë”, tha ajo.

Ndërsa, shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri reagoi: “Bëji edhe 1 ose 2 se shkum, ecëm”.

E, Arben Gashi i LDK-së u interesua më shumë për punën e gazetarit.

Kujtojmë se mbledhja e sotme kishte në rend të ditës votimin e  disa marrëveshjeve ndërkombëtare dhe themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024.