75 Mall Live Search
19:47 / E Premte, 10 Tetor 2025 / F.R

Fotoja e parë, Nezir Mehmetaj në Kosovë

Nezir Mehmetaj pas 5 vitesh më në fund u lirua nga burgu i Serbisë.

IndeksOnline raportoi më herët se Mehmetaj është duke udhëtuar drejt shtëpisë, pas më shumë se 5 vitesh prej kur u ndalua nga policia serbe, me akuzat se kishte kryer krime lufte.

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, në një postim në facebook ka ndarë një foto të Mehmetaj së bashku me avokatin e tij.

“Nezir Mehmetaj, i burgosur në Serbi, sot është kthyer në Kosovë! Së bashku me mikun tim, avokatin Shkëlzen Metaj duke u kthyer në shtëpi”, ka shkruar Bajqinovci.

Lajmin për lirimin e Nezirit e konfirmoi edhe vëllai i tij, Valoni.

“Vëllai im është liruar nga burgu, dhe ne jemi të lumtur që ai më në fund është kthyer në shtëpi. Kjo është një fillim i ri për të gjithë ne, dhe ne besojmë në një të ardhme më të mirë” u shpreh Valoni./IndeksOnline/