Fotoja e tij bëri xhiron në rrjet, vogëlushi që u fut në fushë qënka shqiptar

Skuadra e Chelseat ka kaluar në çerekfinale të UEFA Champions League pasi mbrëmë eliminoi Borussia Dortmundin duke mposhtur me rezultatin 2 me 0.

Një moment interesant ndodhi në fundin e ndeshjes, ku një tifoz u fut në fushë dhe shkoi te mesfushori argjentinas, Enzo Fernandez.

LIG Sport mëson se tifozi i vogël ështëshqiptar, emri i tij Brenden Mesi – dhe është tifoz i madh i skuadrës londineze. Po ashtu, është një tifoz i madh i fituesit të Kupës së Botës me Argjentinën (Enzo).

