14:50 / E Diele, 12 Qershor 2022 / MSH

Fotoja që ambasadori amerikan ua tregon Osmanit dhe Kurtit!

Nën patronatin e Presidencës së Republikës së Kosovës është mbajtur manifestimi Qendror “Nga Eksodi në Liri” te Treni Muze, në Bllacë të Hanit të Elezit.

I pranishëm në këtë manifestim ishte edhe ambasadori amerikan, Jeff Honevier.

Në disa foto të bëra nga “Indeksonline”, ai shihet teksa u tregon presidentes, Vjosa Osmani dhe kryeminsitrit, Albin Kurti fotografinë e gruas Sherife Luta.

Kjo e fundit, së bashku me vajzën, ishin fotografuar teksa lëshonin Kosovën në vitin 1999.

Më poshtë, pamjet: