10:51 / E Martë, 03 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Fotoja që e dëshmon se Leo Messi ishte i varfër, sot është i veshur me ari

Lionel Messi ka qenë dikur i varfër. Por, talentin që e ka me të lindur dhe puna e madhe që ka bërë në karrierë, e ka shëndrruar Messin në një person të mbushur me flori.

Futbollisti më i mirë në histori të futbollit mbrëmë e ka fituar edhe “Topin e artë” të gjashtin me radhë.

Në media po rrjedh një fotografi e Messit me familjen e tij që tregon se e kaluara e tij nuk ka qenë aq e lehtë.

Në një ambient aspak luksoz, Messi shihet në krahët e prindërve, të vëllait e motrës.

Madhështia që i ka dhënë futbollit, spektakli, golat, kupat e fituara, rekordet, kanë bërë që Leo sot të jetë futbollisti më i paguar në botë dhe absolutisht më i miri.

Jeta e tij e afërm me familjen dhe gruan Antonellan e kanë bërë Leon një person shembull edhe jashtë fushës.

Leo është baba i tre fëmijëve, burrë i një gruaje dhe sinonim se si duhet menaxhuar fama dhe familja.

Leo është vetë futbolli, është vetë bukuria, është vetë rekordi./Indeksonline/