16:41 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

Fotot interesante të Indisë në fillim shekullin e 20-të, shihet edhe një lopë me 5 këmbë

Një seri fotografish të pabesueshme të bëra nga një oficer i ushtrisë britanike gjatë udhëtimeve të tij nëpër Azi në fillim të shekullit të 20-të, janë zbuluar pasi kanë dalë për herë të parë në ankand.

Godfrey Dickson Tanner ka punuar si një shkrimtar në Indi para se të shërbente si një kapiten i Britanisë në Luftën e Parë Botërore.

Ai e përdori Indinë si bazë për eksploruar më tej lindjen- duke bërë disa vizita në Kinë dhe Japoni.

Ai ka bërë 4 mijë fotografi të cilat tani janë duke u shituar në ankand me një vlerësim prej 14 mijë funta.

Pjesa më e madhe e fotografive janë bërë nga viti 1907 deri në vitin 1913 ku ai ishte i vendosur në Regent House në Simla dhe tani janë dërguar në shitje nga një arkiv i fotografive britanike që i ka në pronësi që prej vdekjes së Tanner në moshën 88 vjeçare në 1964.

Fotografitë janë mjaft interesante ku në mesin e tyre është edhe fotografia e një lope “te shenjtë” me pesë këmbë. Një tjetër foto e çuditshme është edhe ku shihet një fëmijë i vogël duke luajtur letra me dy majmunë./Indeksonline/