Franca, Britania dhe Gjermania kërcënojnë Teheranin: Nëse nuk bashkëpunoni për programin bërthamor do rivendosim sanksione

Fuqitë evropiane duhet të rivendosin sanksionet e OKB-së ndaj Iranit nëse nuk arrihet një marrëveshje mbi programin bërthamor të Teheranit që mbron interesat e sigurisë së Evropës, tha një burim diplomatik francez.
Nëse nuk arrihet një marrëveshje, Franca, Britania dhe Gjermania do të detyrohen të rivendosin sanksionet përmes mekanizmit “Snapback” të Këshillit të Sigurimit, tha burimi.
Burimi diplomatik francez e bëri deklaratën pas një bisede telefonike midis ministrave të jashtëm francezë dhe britanikë, Jean-Noel Barrot dhe David Lamy, përpara një samiti franko-britanik.