11:22 / E Diele, 25 Tetor 2020 / OSH

Franca do të tërheq ambasadorin e saj nga Turqia pas komenteve të Erdogan kundër Macron

Shteti i Francës është shumë i zemëruar me komentet që presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan i bëri në drejtim të homologut të tij francez, Emmanuel Macron.

Erdogan reagoj pasi qeveria e Francës e vendosi karikaturën e Profetit Muhamed në ndërtesë të qeverisë. Presidenti turk e quajti Macronin si njeri me probleme mendore dhe se i duhet trajtim për qëndrimin e tij ndaj myslimanëve, transmeton Indeksonline.

Pas kësaj dekalarate, Macron ka telefonuar ambasadorin e Francës në Turqi dhe pritet që ai të tërhiqet nga misioni i tij diplomatik, raporton Reuters.

“Komentet e Presidentit Erdogan janë të papranueshme. Zemërimi dhe fyerja nuk janë një metodë, ”tha zyra e Macron në një deklaratë./Indeksonline/