75 Mall Live Search
23:00 / E Mërkurë, 02 Qershor 2021 / Blerim

Franca duket e rrezikshme, fiton miqësoren e parë para EURO20

Kombëtarja e Francës ka shënuar fitore në miqësore kundër Uellsit me rezultat 3 me 0.

Këtë fitore ‘Gjelave’ më të lehtë ia bëri Williams, pasi u ndëshkua me karton të kuq direkt në minutën e 26’të, shkruan IndeksOnline

Në minutën e 27’të, i rikthyer në Kombëaren e Francës pas gjashtë viteve, Karim Benzema humbi penallti.

Kurse tre golat për ekipin e Didier Deschamps i shënuan: Mbappe, Griezmann dhe Dembele.

Miqësoren e radhës para Kampionatit Europian, Franca e luan më 8 qershor, kundër Bullgarisë. Kurse, Uellsi luan kundër Shqipërisë më 5 qershor./IndeksOnline/