Franca e bën të detyrueshme mbajtjen e maskës

Edhe Franca e ka bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës në hapësira publike, pas rasteve të reja me Covid-19.
Deri më tani maskat kanë qenë të detyrueshme në transportin publik, ndërsa tani do të mbahen edhe në vende si dyqanet.
Ministri i Shëndetësisë, Oliver Veran, paralajmëroi se në Francë gjenden aktualisht rreth 500 vatra aktive përhapjeje të Covid-19.
Presidenti Emmanuel Macron, e ka shpallur fitoren e parë ndaj virusit në qershor dhe i ka dhënë fund gjendjes së emergjencës kombëtare./Indeksonline/