16:36 / E Martë, 18 Tetor 2022 / B O

Franca e gjobit vetën 20 milionë euro për ajrin e ndotur

Gjykata e Lartë Administrative e Francës gjobiti vendin me një rekord prej 20 milionë eurosh për dështimin për t’iu përgjigjur mjaftueshëm shpejt ndotjes së ajrit që vret mijëra njerëz çdo vit.

Në gusht të vitit 2021, Këshilli i Shtetit dënoi shtetin francez me një gjobë prej 10 milionë eurosh për mospërmirësim të mjaftueshëm të sistemit të parandalimit të ndotjes dhe ky vendim iu referua më pas gjysmës së parë të vitit 2021.

“Megjithëse janë parë përmirësime me kalimin e kohës, vlera kufi për ndotjen e dioksidit të azotit – e cila ka qenë në fuqi që nga viti 2010 – është ende duke u tejkaluar në disa pjesë të Francës, veçanërisht në zonën më të gjerë të Parisit, Lionit dhe Marsejës”.

Rreth 40,000 njerëz vdesin çdo vit

“Masat që shteti ka marrë deri tani nuk garantojnë që cilësia e ajrit të përmirësohet aq shumë sa të respektohet vlera kufi e ndotjes në kohën më të shkurtër të mundshme”, thekson Këshilli i Shtetit.

Ndotja e lidhur me trafikun rrugor ndikon shumë në shëndetin publik.

“Vdekshmëria e lidhur me ndotjen e ajrit është ende një rrezik i madh në Francë, ku rreth 40,000 njerëz vdesin çdo vit për shkak të grimcave të imëta në ajër”, njoftoi organizata Shëndeti Publik në Francë vitin e kaluar.

Paratë do të përdoren kryesisht për organizatat që luftojnë ndotjen e ajrit dhe 50 mijë euro do të shkojnë për shoqatën Friends of the Earth, e cila në vitin 2017 ngriti një padi në Këshillin e Shtetit.