17:39 / E Mërkurë, 17 Tetor 2018 / indeksADMonline

Franca e interesuar për të investuar në Kosovë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë Didier Chambert, ku është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në mes të dyja vendeve.

Ministri Shala ka prezantuar prioritetet e MTI-së, që sipas tij, do të jenë në përputhje edhe me politikat e qeverisë.

Ministri i kërkoi ambasadorit mbështetje në rritjen e shkëmbimeve tregtare Kosovë-Francë, veçanërisht në fushën e bujqësisë, duke iu ndihmuar prodhuesve vendor.

Ndërsa Ambasadori Chambert ka shprehur gatishmëri për ta ndihmuar Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në rritjen e investimeve të huaja, duke treguar për një projekt gjigant që pritet të nis së shpejti në fushën e energjisë së ripërtëritshme.