Franca e kompletuar para finales së madhe, Varane, Konaté, Coman, Tchouaméni dhe Theo Hernandez kthehen në stërvitje

Pesë futbollistët francez Varane, Konaté, Coman, Tchouaméni dhe Theo Hernandez, janë rikthyer në stërvitje.
Ata do të jenë të gatshëm për ndeshjen finale të Kupës së Botës kundër Argjentinës, trasmeton IndeksOnline.
Ishte raportuar se këta pesë lojtarë ishin prekur nga një virus dhe kishin munguar në stërvitjen e ditës së premte.
Megjithatë Varane, Konaté, Coman, Tchouaméni dhe Theo Hernandez, ishin të pranishëm në gjysmën e parë të stërvitjes së Francës gjatë ditës së sotme.
Finalja e madhe e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe francës do të zhvillohet të dielen (nesër), më fillim nga ora 16:00./IndeksOnline/