75 Mall Live Search
20:02 / E Premte, 16 Shtator 2022 / Gj. Sh

Franca finalistja e parë e Kampionatit Evropian

Kombëtarja e Francës në basketboll është finalistja e parë e Kampionatit Evropian ”Eurobasket 2022”.

Franca në gjysëmfinale mposhti kombëtaren e Polonisë me rezultat 95-54, shkruan IndeksOnline.

Basketbollisti Guerschon Yabusele, ishte më i dalluar te Franca duke shënuar 22 pikë, i ndjekur nga Evan Fournier dhe Elie Okobo me nga 10 pikë.

Te Polonia me më së shumti pikë të shënuar ishin basketbollistet Michal Michalak dhe A. J. Slaughter me nga 9 pikë.

Në finalen e Eurobasket 2022, Franca do të luajë kundër fituesit të duelit mes Gjermanisë dhe Spanjës, ndeshje kjo e cila do të nis në orën 20:30./IndeksOnline/