Franca fiton bindshëm në udhëtim ndaj Israelit

Franca e ka shënuar fitoren e dytë të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.
“Gjelat” shënuan fitore në udhëtim ndaj Israelit, me rezultat 1-4, shkruan IndeksOnline.
Franca e nisi shumë mirë ndeshjen, duke kaluar në epërsi qysh në minutën e 7-të, me golin e Eduardo Camavinga.
Omri Gandelman, barazoi shifrat në minutën e 24-të.
Gëzimi i Israelit zgjati vetëm katër minuta, pai Christopher Nkunku riktheu epërsinë e francezëve.
Në fund të ndeshjes, djelmoshat e Didier Deschamps shënuan dy gola të shpejtë, duke siguruar fitoren.
Matteo Guendouzi shënoi golin e tretë në minutën e 87-të, ndërsa pas dy minutave në listën e golashenuesve u fut edhe Bradley Barcola.
Franca me këtë fitore shkon në kuotën e gjashtë pikëve dhe renditet e dyta në Grupin 2 të Ligës A, një pikë pas Italisë dhe dy pikë para Belgjikës, ndërsa Israeli është e fundit me 0 pikë, pas tre ndeshjve të zhvilluar në këtë edicion të Ligës së Kombeve./IndeksOnline/