14:57 / E Mërkurë, 11 Shtator 2019 / indeksADMonline

Franca i del “dardhë me bisht” Amerikës, e eliminon nga Botërori në basketboll

Franca ka mposhtur 5 herë kampionin botëror, Amerikën në çerekfinale të Kampionatit botëror të basketbollit me rezultat 89:79.

Franca ishte në epërsi në të shumtën e kohë, ndërsa fillimi i çerekut të fundit ishte pjesa ku Amerika shkriu epërsinë prej 10 pikëve të Francës duke kaluar edhe në epërsi, megjithatë francezët u kthyen dhe e fituan ndeshjen me epërsi të konsiderueshme, shkruan Indeksonline.

Franca, tash do të ndeshet me Argjentinën në gjysmëfinale të premtën ,ndërsa favoritët, Amerika kthehen në vendlindje pa ndonjë sukses.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës morën pjesë pa emrat e mëdhenj të NBA-së, ndërsa kjo është hera e parë që Amerika eleminohet në këtë fazë të hershme./Indeksonline/