21:55 / E Mërkurë, 14 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Franca kalon në finale të Kupës së Botës, Maroko eliminohet me kokën lartë

Franca është skuadra e dytë e cila ka arritur në finale të Kupës së Botës.

Kampioni në fuqi, në gjysëmfinale mposhti Marokon me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Theo Hernandez në minutën e 5-të dhe Kolo Muani në minutën e 80-të shënuan për kombëtaren franceze.

Në finale Franca do të përballet me Argjentinën, kurse Maroku do të luaj për vendin e tretë ndaj Kroacisë./IndeksOnline/