Franca kalon në gjysëmfinale, i jep biletën kthyese Anglisë

Kombëtarja e Francës është gjysëmfinalistja e fundit e Kampionatit Botëror ”KATAR 2022”.
Tre kolorët mposhtën në çerekfinale Anglinë me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Franca kaloi e para në epërsi me golin e Aurelien Tchouameni në minutën e 17-të.
Anglia arriti të barazonte rezultatin në minutën e 54-të me anë të Harry Kane, i cili u tregua i skat nga penalltia.
Në vazhdim u zhvillua një dramë e vërtetë në Al Bayt Stadium.
Franca riktheu epërsinë me golin e sulmuesit të Milanit, Olivier Giroud në minutën e 78-të.
Gjashtë minuta më vonë Anglia pati mundësinë për të barazuar rezultatin, por kësaj radhe Kane dështoi të shënonte nga pika e bardhë.
Gjuajtja e tij përfundoi mbi portën e Hugo Lloris.
Franca në gjysëmfinale do të përballet me kombëtaren e Marokut./IndeksOnline/