23:11 / E Diele, 26 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Franca kërkon që armëpushimi të zgjasë derisa të lirohen të gjitha pengjet

Franca ka kërkuar që armëpushimi Izrael-Hamas të vazhdojë derisa të lirohen të gjitha pengjet.

“Ne kërkojmë lirimin e të gjithë pengjeve. Do të ishte mirë, ndihmuese dhe e nevojshme që armëpushimi të shtrihej deri në këtë qëllim”, tha Ministrja e Jashtme franceze Catherine Colonna.

Asnjë peng francez nuk është liruar ende, por Colonna tha se kishte shpreson që kjo do të ndryshonte.

“Ka lista të hartuara gjatë negociatave përmes Katarit, por Hamasi bën zgjedhjet e tij brenda këtyre listave”, deklaroi ajo.

Izraeli është zotuar të vazhdojë luftën pas armëpushimit, i cili filloi të premten, raporton Al Jazeera.