75 Mall Live Search
18:28 / E Diele, 28 Mars 2021 / AR

Franca merr fitoren e parë, Mbappe gabon nga 11-metra!

Franca mori fitoren e parë në grupin D kualifikues për eliminatoret e Kupës së Botës duke lënë pas zhgënjimin që solli sfida me Ukrainën.

Skuadra e Deschamps u ngjit përkohësisht në vendin e parë të grupit D me 4 pikë pasi arriti të triumfonte lehtësisht në transfertën e Astana Arena ndaj Kazakistanit me rezultatin 0-2.

Goli i Ousmane Dembele në minutën e 19-të i hapi rrugën suksesit, të gjelave ndërkohë që autogoli i Maliy në minutën e 44-t vulosi fitoren e skuadrës së Deschamps.

Në pjesën e dytë humbi një 11-metërsh Kylian Mbappe, që gjithsesi nuk i prishi shumë punë Francës që mori tre pikët në këtë duel dhe mendon tashmë për ndeshjen e radhës ndaj Bosnje-Hercegovinës.