16:13 / E Martë, 02 Mars 2021 / Blerim

Franca miraton vaksinën AstraZeneca për moshën mbi 65 vjeç

Qeveria franceze ka thënë se njerëzit e moshuar tani mund të marrin vaksinën “AstraZeneca”, ndaj Covid-19, duke rishikuar qëndrimin e saj për këtë çështje.

“Njerëzit e prekur nga kjo sëmundjet mund të vaksinohen me AstraZeneca, duke përfshirë ata të moshës midis 65 dhe 74 vjeç”, ka thënë ministri i shëndetësisë.

Muajin e kaluar Franca miratoi përdorimin e vaksinës vetëm nën moshën 65 vjeç, duke përmendur mungesën e të dhënave për njerëzit e moshuar, shkruan BBC, transmeton Indeksonline.

Që nga ajo kohë studimet kanë treguar që goditja është shumë efektive në mesin e të moshuarve.

Vaksina e Oxford’it, “AstraZeneca”, përdoret gjerësisht në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, por disa vende të BE-së, ende e kufizojnë atë nën moshën 65 vjeç, përfshirë Gjermaninë.

Rregullatori i BE-së për barnat e ka miratuar atë për të gjithë të rriturit, por i takon secilit anëtar të përcaktojë politikën e tij të shtrirjes.

Në janar Presidenti francez Emmanuel Macron tha se vaksina AstraZeneca ishte “pothuajse joefektive” për grupmoshat më të vjetra, një pretendim i refuzuar fuqimisht në atë kohë nga zyrtarët dhe shkencëtarët e Mbretërisë së Bashkuar.

Por pas një takimi të Këshillit Evropian të ditën e premte, ai ka thënë se nëse kjo është vaksina që më ofrohet, padyshim që do ta bëja.

Ndërsa më shumë të dhëna janë shfaqur, zyrtarët francezë të shëndetësisë janë përpjekur të bindin njerëzit se është po aq e sigurt dhe efektive sa vaksinat e tjera Covid-19.

Vetëm 273,000 doza “AstraZeneca”, janë administruar në Francë nga 1.7 milion të marra deri në fund të muajit shkurt, tregojnë shifrat e ministrisë së shëndetësisë.