75 Mall Live Search
23:03 / E Premte, 02 Gusht 2024 / Gj. Sh

Franca mposht Argjentinë dhe kalon në gjysëmfinale të Lojërave Olimpike

Franca është gjysëmfinalistja e fundit e Lojërave Olimpike ”Paris2024”.

Në ndeshjen qerekfinale, ”Gjelat” shënuan fitore ndaj Argjentinës, me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Jean-Philippe Mateta, në minutën e 5-të.

Në gjysëmfinale, Franca do të përballet me kombëtaren e Egjiptit, e cila e eliminoi Paraguain.

Në gjysëmfinalen tjetër, Spanja do të luaj kundër Marokos./IndeksOnline/