Franca mposht Irlandën, një hap larg EURO 2024

Kombëtarja e Francës është një hap larg kualifikimit në Kampionatin Evropian “EURO 2024”.
“Les Bleus” sonte shënuan fitore si vendas ndaj Irlandës me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.
Aurelien Tchouameni shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 19-të. Me rezultat 1-0 u mbyll pjesa e parë.
Golin e sigurisë për skuadrën e Didier Deschamps, e shënoi Marcus Thuram në minutën e 48-të.
Me këtë fitore, Franca është lidere e grupit B me 15 pikë, dhe i nevojitet vetëm një pikë për të siguruar kualifikimin në EURO 2024.
Në anën tjetër, Irlanda mbetet në vendin e katërt me vetëm 3 pikë./IndeksOnline/