75 Mall Live Search
22:51 / E Premte, 05 Shtator 2025 / Gj Sh

Franca mposht Ukrainës, i nis me fitore kualifikueset e Botërorit

Franca i ka nisur me fitore kualifikueset për Kampionatin Botëror 2026.

Në ndeshjen e parë, Franca e mposhti në udhëtim Ukrainën, me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Michael Olise shënoi golin e parë në minutën e 10-të.

Fitoren e vulosi Kylian Mbappe, i cili shënoi golin e dytë në minutën e 82-të.

Në Grupin D, sonte fitore shënoi edhe Islanda, e cila mposhti Azerbejxhanin me rezultat 5-0./IndeksOnline/