08:40 / E Shtunë, 26 Gusht 2023 / shkelqim osmanaj

Franca ndan 200 milionë euro për shkatërrimin e verërave

Qeveria franceze po planifikon të ndajë 200 milionë euro për të shkatërruar verërat e tepërta dhe për të mbështetur prodhuesit.

Pjesa më e madh ë  200 milionë eurove do të përdoren për të blerë aksione të tepërta, me alkoolin që shitet për përdorim në artikuj të tillë si dezinfektues duarsh, produkte pastrimi dhe parfum.

Në derdhjen e parave në industri, qeveria franceze synon të ndalojë “kolapsin e çmimeve… në mënyrë që prodhuesit e verës të mund të gjejnë përsëri burime të ardhurash”, tha Ministri i Bujqësisë, Marc Fesneau, raporton BBC.

Pavarësisht kësaj ndihme një fond fillestar i BE-së prej 160 milionësh, të cilin qeveria franceze e rriti deri në 200 milionë euro – industria e verës duhet “të shikojë nga e ardhmja, të mendojë për ndryshimet e konsumatorit … dhe të përshtatet”, shtoi ai.

Të dhënat e Komisionit Evropian deri në qershor tregojnë se konsumi i verës ka rënë 7% në Itali, 10% në Spanjë, 15% në Francë, 22% në Gjermani dhe 34% në Portugali, ndërsa prodhimi i verës në të gjithë bllokun u rrit  4%.