22:43 / E Hënë, 15 Prill 2019 / indeksADMonline

Franca në lotë, reagon ambasada e Kosovës në Paris


E gjithë bota ka kthyer vënendjen nga Katedralja e Notre Dame në Paris, e cila mbrëmjen e kësaj të hëne u shkrumbua nga flakët.

Liderët më të lartë të botës kanë reaguar duke shprehur keqardhje për djegjen e Katedrales së vjetër 856 vjet, transmeton Indeksonline.

Së fundi ka reaguar edhe ambasada e Kosovës në Francë.

“Në tronditjen dhe trishtimin e zjarrit të tmerrshëm në katedralen@notredameparis. Dramë dhe mëkat që ndjekim me aq shumë solidaritet dhe dhembshuri për francezët dhe besimtarët e të gjithë botës. Një trashëgimi botërore për të cilën jemi të lidhur të gjithë” shkruhet në faqen zyrtare të ambasadës në twitter.

Ndryshe, rreth kësaj ka reaguar edhe presidenti francez Emanuel Macron i cili e ka quajtur humbje shtetërore.

Macron e trajton ngjarjen si emergjencë kombëtare, udhëheqësit e huaj dërguan mesazhet solidarizuese me popullin francez. /Indeksonline/