75 Mall Live Search
21:46 / E Shtunë, 17 Dhjetor 2022 / MSH

Franca në telashe, Giroud lëndon gjurin

Sulmuesi kryesor i Francës është dëmtuar në gju, vetëm një ditë para finales së madhe të Botërorit të Katarit.

Olivier Giroud ka dëmtuar gjurin e tij dhe prezenca nesër në fushë është në dyshim.

Situata e tij shëndetësore pritet të vlerësohet në vijim.

Ndërsa tifozët presin me padurim vendimin nëse sulmuesi i “gjelave” do të luajë nesër në fushën e gjelbër ose jo.

Franca do të ndeshet nesër, në finalen e madhe të Botërorit të Katarit ora 16:00 kundrejt Argjentinës.