75 Mall Live Search
14:48 / E Diele, 20 Mars 2022 / MSH

Franca nuk përjashton mundësinë e sanksioneve ndaj sektorit energjetik të Rusisë

Sanksionet ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë po dëmtojnë ekonominë ruse dhe presidentin Vladimir Putin.

Kështu deklaroi sot ministri francez i Financave, Bruno Le Maire.

Le Maire shtoi se ndalesa e importeve të naftës dhe gazit rus në Bashkimin Evropian, vazhdon të jetë një opsion për Parisin.

“Sanksionet po e dëmtojnë shtetin rus dhe po e dëmtojnë Vladimir Putinin”, tha Bruno Le Maire gjatë një interviste për televizionin LCI.

“A duhet të ndërpresim menjëherë blerjen e naftës ruse, apo duhet të presim edhe pak dhe të ndalojmë importin e gazit rus? Presidenti i Francës, Emmanuel Macron] asnjëherë nuk i ka përjashtuar këto mundësi”, tha Le Maire.